Të rinjë në Parkun e Karavastasë, Në Mbrojtje Të Mjedisit

Të rinjë në Parkun e Karavastasë, Në Mbrojtje Të Mjedisit

A e dini që një shishe plastike të eleminohet plotësisht nga toka i duhen 450 vite?

Të rinjtë që marrin shërbime në Qendrat Multifunksionale pranë banesave sociale, Fier, Drizë, dhe Levan tashmë janë të mirëinformuar për dëmet që i sjell mjedisit plastika falë një aktiviteti ndërgjegjësues të zhvilluar në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në Parkun Kombëtar Divjakë – Karavasta dhe në Qendrën e Vizitorëve. Ata janë njohur me historinë e parkut si dhe kanë ndërmarrë një aksion pastrimi në këtë pikë të njohur turistike.

Fabio, 17-vjeçar tregon se “falë këtij aksioni, arriti të kuptonte sesa dëm i bëhet mjedisit duke hedhur një shishe plastike jo në vendin e duhur”
Ndërsa Ramadani 15-vjeçar tregon se “të kontribuarit për herë të parë në mbajtjen pastër të mjedisit ku jeton e bëri të kuptoj se çështja e mjedisit i përket secilit, dhe se çdokush duhet të ndihmoj për të mbrojtur bukuritë e vendit”

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të aktiviteteve të projektit "Ri-integrimi i Qëndrueshëm Socio-Ekonomik i Migrantëve të Kthyer në Shqipëri" të financuar nga GIZ, i cili zbatohet nga Terre des Hommes, në bashkëpunim me Bashkinë Fier dhe në partneritet me Qendrën Sociale “Murialdo”