Të Përqafojmë Rrënjët Tona Duke Festuar Bashkë Me Të Rinjtë!

Të Përqafojmë Rrënjët Tona Duke Festuar Bashkë Me Të Rinjtë!

Grupi energjik i të rinjve të njësisë administrative Gur i Zi, në bashkinë Shkodrës ka vendosur të ndërmarrë si inisiativë të identifikuar gjatë procesit “Ti Krijon”, organizimin e nje performance artistike me elemente tradicional të folklorit tonë.


Që nga vallet e deri tek muzika dhe interpretime poezish me temë atdhedashurinë, të rinjtë e gjimnazit “At Gjon Karma” me mbështetjen e ekipit të Tdh dhe stafit pedagogjik, në veccanëti mësuese Almës, ia dolën të krijonin me talent një performancë të bukur ndërlidhëse mes të kaluarës dhe të tashmes.

 
Shumë bashkëmoshatarë të mi kanë zgjedhur të ikin nga vendi, ndaj ne synuam që të marrim të gjithë bashkë një moment për të vlerësuar dhe mbështetur traditat dhe kulturën tonë si element që na identifikon si shqiptar kudo ku jemi” – thotë Melisa një nga të rinjtë e grupit të angazhuar me projektin “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia” me financiam të Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe ADC në Shqipëri. 


Le të mbështesim këtë iniciativë frymëzuese rinore për komunitetin duke e shpërndarë në rrjetet tona!