Të njohim dhe të Vlerësojmë Trashëgiminë Kulturore

Trashegimi Kulturore

Me këtë moto të rinjtë e qytetit të Lezhës vizituan Memorialin e Heroit Kombëtar “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” me qëllim për të mësuar më shumë mbi një pjesë të rëndësishme të historisë së vendit tonë, por edhe për të krijuar një hapësirë pozitive ndërveprimi me bashkëmoshatarët pjesë e grupit rinor. 
Për Paulën 18 – vjeçare, “sa herë që mëson më shumë mbi historinë e Skëndërbeut dhe ngritjes së Memorialit, nuk ngopet së ndjeri krenari për gjakun shqiptar që i rrjedh në vena”.

Ndërsa Samueli, 17-vjeçar e vlerëson aktivitetin për ndërthurjen e mirë që iu bë informimit me argëtimin: “Të tilla aktivitete i japin ngjyra ditës sonë pasi na ndryshojnë rutinën” – thotë ai.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit  “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia”, i zbatuar nga Terre des hommes Shqipëri, me financim të Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) me fondet e Austrian Development Cooperation.