Terre des hommes Shqipëri pati kënaqësinë të ishte pjesë e Festivalit « Tirana Sociale » të organizuar nga Bashkia Tiranë. Stendës sonë iu bashkuan studentët e Punës Sociale në Universitetin e Tiranës dhe dhjetëra anëtarë të komunitetit, për t'u njohur me programet dhe ndërhyrjet tona në mbështetje të fëmijëve dhe të rinjve në kuadër të promovimit të shërbimeve sociale në komunitet.
Aktiviteti pati si qëllim të bëntë bashkë organizata të ndryshme dhe anëtarë të komunitetit me qëllim për të nënvizuar gamën e gjerë të shërbimeve sociale. Një falenderim i përzemërt për Global Community Engagement and Resilience Fund për mbështetjen e këtij eventi!
Përmes këtij aktiviteti patëm mundësi për të ndarë me profesionistët e ardhshëm informacion të detajuar mbi shërbimet dhe programet që ne ofrojmë, të cilat dëshmojnë angazhimin tonë në mbështetje të të rinjve dhe familjes. Eventi shërbeu edhe si mundësi e mirë për ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e përfshirjes së komunitetit përmes vullnetarizmit dhe advokimit, për të sjellë së bashku ndryshime pozitive në shoqëri.