Përmbyllëm me sukses sesionet e fokus grupeve si pjesë e përpjekjeve në vazhdim të Terre des hommes Shqipëri për të hartuar modelin e shërbimeve për rehabilitimin, ri-integrimin, ri-socializimin (RRR), si dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Këto sesione ishin një mundësi kyçe për secilin nga përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë, punonjësve të mbrojtjes së fëmijëve, mësues, psikologë, teologë si dhe përfaqësues të institucioneve kryesore në nivel qendror dhe lokal për të dhënë kontributin e tyre të çmuar në hartimin e modelit.Informacioni i mbledhur jo vetëm që i shërben krijimit të shërbimeve në përputhje të plotë me nevojat reale të komunitetit, por njëherësh nxit më shumë sinergji mes institucioneve kryesore në nivel ekzekutiv dhe lokal që janë pjesë e mekanizmit të referimit.
Fokus grupet u organizuan në kuadër të projektit “Parandalim dhe riintegrim i sigurtë: Qasje holistike dhe e qendrueshme ndaj ekstremizmit të dhunshëm”, i cili po zbatohet nga Tdh Shqipëri, në partneritet me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm me financim të Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF).