Në Javën Kombëtare Ndërgjegjësuese në Mbrojtje të Viktimave të Krimit, ekipi i Terre des hommes në Lezhë dhe Shkodër organizoi një sesion informues mbi të shërbimin ligjor falas, me të rinjtë e angazhuar në projektin “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia”, me mbështetjen financiare të Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe ADC në Shqipëri.
Për shumicën prej të rinjve, kjo ishte hera e parë që dëgjonin për këtë shërbim.
“Për herë të parë mësova se ekziston ndihma juridike falas, qoftë nëse bëhet fjalë për të kuptuar të drejtat, për të kërkuar këshilla për ndonjë çështje ligjore, apo edhe për t’u përfaqësuar nga një avokat në rast të pamundësisë për të paguar” – thotë Reisa, një 17-vjeçare pjesë e grupit rinor Lezhë.
Falë bisedës me përfaqësues të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore, të rinjtë e Lezhës dhe Shkodrës përfituan nga kjo mundësi për të fuqizuar veten me njohuri dhe udhëzime për t’u qasur ndaj çdo situate ligjore me vetë-besim dhe qartësi.