Sfidat e qeverisjes së migracionit në tryezën e një workshopi me 6 bashki të vendit

Sfidat e qeverisjes së migracionit në tryezën e një workshopi me 6 bashki të vendit

Migracioni në kontekstin e politikëbërjes dhe sfidat, me të cilat ndeshen në përditshmëri 6 bashki të vendit, përkatësisht  Lezha, Shkodra Kukësi dhe Elbasani, Durrësi dhe Fieri, ishin në qendër të diskutimeve të përfaqësuesve të institucioneve lokale gjatë workshopit të organizuar nga Terre des hommes Shqipëri në kuadër të projektit “Ri-integrimi i qendrueshëm socio-ekonomik i migrantëve në Shqipëri », financuar nga GIZ dhe të zbatuar nga Tdh.


•    Në rrahjen e mendimeve mes kolegëve, të tri bashkive, u identifikuan disa sfida sikurse:
•    Trajtimi i migracionit si një çështje kombëtare dhe në mënyrë strategjike e gjithëpërfshirëse,
•    Më shumë informim publik ndaj qytetarëve mbi shërbimet publike që ofrohen aktualisht,
•    Më shumë efektivitet dhe qasje gjithëpërfshirëse në përdorimin e burimeve ekzistuese


Në përfundim të këtij workshopi, u diskutuan edhe menaxhimi i rasteve konkrete për çdo bashki në përputhje me kategori të caktuara.
Për pjesëmarrësit, ndërveprimi mes kolegëve për menaxhimin e rasteve dhe llojet e shërbimeve që ofrohen rezultoi i frytshëm dhe i dobishëm në funksion të krijimit të sinergjisë së bashkëpunimit midis bashkive.