Një sesion informues me vajzat dhe nënat Afgane u organizua në natyrë nga skuadra e Terre des hommes në Lezhë. Fokus i këtij takimi ishte dhuna me bazë gjinore, duke përfshirë një diskutim për sistemin e referimit dhe format e abuzimit. Pjesëmarrëset patën mundësi të ndanin përvojat e tyre dhe të rrisnin ndërgjegjësimin për këtë çështje që lidhet me të drejtat e njeriut. Më pas ato vizituan memorialin e Skënderbeut, ku u informuan për historinë shqiptare dhe heroin kombëtar.
Mozhgan nuk fsheh emocionin kur shprehet pas takimit: “U ndjeva shumë mirë. Unë mund të punoj, të argëtohem dhe të jetoj e lirë. Ju jam mirënjohëse për ndjesinë që më dhatë gjatë këtij aktiviteti”
Ndërsa Shoghla e cila ka mban në krah fëmijën e saj 8 muajsh thotë: “Besoj se këto kujtime të bukura që po krijojmë këtu në Shqipëri do të zëvëndësojnë kujtimet negative të luftës në Afghanistan.”
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Refugjatët, veçanërisht fëmijët dhe gratë kanë akses në shërbimet cilësore të parandalimit dhe reagimit ndaj abuzimit, dhunës dhe neglizhencës”, zbatuar nga Terre des hommes Misioni në Shqipëri dhe Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS në partneritet me UNICEF Albania dhe financim të Byrosë së Popullsisë, Refugjatëve dhe Migracionit (PRM) e Departamentit të Shtetit të SHBA’.