Riintegrimi i Qëndrueshëm Socio-Ekonomik i Emigrantëve të Kthyer në Shqipëri

Kjo ndërhyrje i përgjigjet shkaqeve rrënjësore të migrimit të pasigurt dhe të parregullt, të cilat mbeten pengesa kryesore për riintegrimin e të kthyerve pas kthimit të tyre në Shqipëri, duke përfshirë ekonominë e tyre të dobët dhe papunësinë e lartë veçanërisht te të rinjtë dhe gratë, profilet e ulëta të aftësive të të kthyerve vulnerabël, përjashtimin social të komuniteteve të margjinalizuara dhe të largëta si dhe mungesa e aksesit në shërbimet e kujdesit.

Qëllimi

Projekti synon të arrijë:

  1. Përmirësimi i aksesit në shërbimet e kujdesit social për riintegrimin e të kthyerve vulnerabël nëpërmjet punës në terren, shërbimeve multifunksionale komunitare dhe referimit në shërbimet lokale sipas nevojave të identifikuara.
  2. Fuqizimi ekonomik afatgjatë i të kthyerve vulnerabël, nëpërmjet mundësive konkrete të punësimit dhe vetëpunësimit dhe zhvillimit të aftësive profesionale.
  3. Përmirësimi i koordinimit dhe kapaciteteve të bartësve të detyrave dhe aktorëve kryesorë, për të identifikuar migrantët, për të ofruar shërbime dhe ndërhyrje cilësore socio-ekonomike dhe për të ndërtuar politika dhe strategji të qëndrueshme për migrantët.

Nëpërmjet projektit “Riintegrimi i qëndrueshëm socio-ekonomik i migrantëve të kthyer në Shqipëri” Terre des hommes synon të arrijë riintegrimin e qëndrueshëm të të kthyerve vulnerabël në Shqipëri duke fuqizuar dhe kapacitetin e tyre për të përmirësuar kushtet e tyre të jetesës duke garantuar aksesin në shërbime cilësore dhe të integruara. Projekti i propozuar synon të adresojë problemet e dyfishta:

  1. Përmirësimi i situatës socio-ekonomike të migrantëve të kthyer.
  2. Sigurimi i riintegrimit të qëndrueshëm të fëmijëve dhe familjeve migrante në shoqëri.

Veprimi bazohet në përvojën pesëvjeçare të Terre des hommes, Shqipëri, në konceptimin dhe ofrimin e shërbimeve që synojnë riintegrimin e migrantëve të pambrojtur të kthyer, pilotimin e modeleve të reja, rritjen e përpjekjeve koordinuese duke vërtetuar aksesin në shërbime cilësore për të kthyerit bazuar në nevojat e tyre.

Nga ky projekt përfitojnë:

  • 300 persona (nga të cilët një minimum prej 30% janë femra) të prekur nga migrimi (përfitues), njohuritë e të cilëve për rreziqet që lidhen me migrimin dhe për mjetet për parandalimin e këtyre rreziqeve forcohen falë shkëmbimit të duhur të informacionit.
  • 160 ofrues të shërbimeve lokale (nga të cilët një minimum prej 50% janë femra) do të rrisin kapacitetet e tyre profesionale për të ofruar shërbime cilësore dhe ndërhyrje të koordinuara për të kthyerit.
  • 268 përfitues (nga të cilët minimumi 30% janë femra) do të përfshihen në masat e fuqizimit ekonomik dhe të paktën 60% e tyre do të jenë të punësuar ose të vetëpunësuar.
  • 1028 përfitues do të kenë akses në shërbime që plotësojnë nevojat e tyre (Menaxhimi i rastit; Fuqizimi ekonomik; aktivitetet e QKBM-së).

KOHËZGJATJA: Dhjetor 2021 - Qershor 2023

Zonat e synuara: Kukës, Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan dhe Fier

PARTNERËT E PROJEKTIT: Qendra Sociale Murialdo (Fier) dhe Nisma për Ndryshim Social - ARSIS (në Durrës)

Aksioni Riintegrimi i Qëndrueshëm Socio-Ekonomik i Emigrantëve të Kthyer në Shqipëri financohet nga Qeveria Gjermane në bashkëpunim me GIZ Albania, nëpërmjet programit Migrimi për Zhvillim, DIMAK Albania.

Lajme të lidhura dhe publikime

Terre des hommes vijon të ofrojë shëbimet e saj lëvizëse për fëmijët ! Këtë herë stafi i Qendrës Komunitare Multifunksionale Lezhë u zhvendos në Shënkollë ku me nxënësit e shkollës 9-vjeçare « Lleshë Nikë Daka » u angazhuan në realizimin e lojërave psikosociale me qëllim për të promovuar…