Reportazh i Zërit të Amerikës, Tdh në krah të Aktorëve Kryesorë për Ri-Integrimin e të Miturve të Pashoqëruar Azilkërkues në Vendet e BE

Reportazhi

Zëri i Amerikës i ka kushtuar një reportazh fenomenit të të miturve të pashoqëruar azilkërkues në vendet e BE-së duke u fokusuar në punën që bëjnë autoritetet shqiptare dhe analizën e studiuesve mbi zhvillimet shoqërore të 10 viteve te fundit. Në këtë reportazh, Terre des hommes si një nga aktorët kryesorë që ofrojnë shërbime për ri-integrimin e të miturve, tregon mbi sfidën që ekziston për të shtrirë shërbimet e nevojshme për të miturit në të gjithë territorin. Drejtuesja e Programit për Migracionin dhe Anti-Trafikimin në Tdh Shqipëri, znj.Renata Cenko tregon: 
«Qendrat Komunitare apo shërbimet që ofrohen nga Terre des hommes dhe shërbimet sociale që ofron nga Bashkitë janë të vështirë për t’u ofruar në të gjithë vendin pasi fëmijët vijnë nga shtrirje të ndryshme gjeografike, nuk vijnë vetëm nga qendrat e qyteteve por vijnë edhe nga rrethinat. »
Sipas të dhënave të Eurostat në 10 vitet e fundit, 2120 fëmijë të pashoqëruar kanë kërkuar azil në vendet e BE.

Për reportazhin e plotë kliko në linkun më poshtë:

Shqipëri, emigrimi i fëmijëve të pashoqëruar në vendet e BE-së, fenomen shqetësues