Projekti i Ri mbi Lokalizimin, Tdh Synon të Përmirësojë Bashkëpunimin me Partnerët Vendas

Projekti i Ri mbi Lokalizimin, Tdh Synon të Përmirësojë Bashkëpunimin me Partnerët Vendas

Partnerët lokalë të Terre des hommes Shqipëri, të cilët prej vitesh kanë bashkëpunuar me ne, janë bërë pjesë e një workshopi me fokus lokalizimin, një koncept i lidhur ngushtë me eficencën e punës që bëjmë të gjithë se bashku në afatgjatë.
Në përputhje me strategjinë e saj 2021-2024, Terre des hommes synon to përcaktojë partneritetin në nivel global së bashku me politikat për lokalizimin me qëllim që të përmirësojë shërbimet që ofrohen në terren përmes aktorëve lokalë.
Gjatë këtij workshopi, partnerët e Tdh Shqipëri u njohën me konceptin « lokalizim », si qaset ai në këndvështrimin e INGO-ve dhe sesi mundet që bashkëpunimet e derimëtanishme me aktorët lokale të përmirësohen më tej.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit « Fuqizimi i Kapaciteteve Lokale të Organizatës dhe Përfshirja përmës Ndërhyrjes së Tdh » i financuar nga Fondacioni Somaha, dhe zbatuar në katër vende: Shqipëri, Hungari, Bangladesh dhe Nepal me fokus, rritjen e eficencës së bashkëpunimeve në terren me aktorët lokalë.