Prezantohet Studimi Kombëtar mbi Format e Angazhimit Rinor, Thirrja e 23 Bashkë-Hulumtuesve të Studimit: Na Përfshini Që Të Mësojmë!

Prezantohet Studimi Kombëtar mbi Format e Angazhimit Rinor, Thirrja e 23 Bashkë-Hulumtuesve të Studimit: Na Përfshini Që Të Mësojmë!

Njëzet e tre të rinj, bashkë-kërkues në studimin në nivel kombëtar mbi format e përfshirjes së të rinjve dhe sfidat që lidhen me angazhimin rinor kanë prezantuar sot gjetjet dhe rekomandimet e këtij hulumtimi. Kjo përvojë e vyer për grupin e kërkuesve të rinj, të angazhuar në kuadër të projektit “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia” me financim të Austrian Development Agency dhe ADC në Shqipëri, ishte shembull i asaj çka vetë 650 pjesëmarrësit e pyetur në studim kërkonin të kishin: më shumë përfshirje veçanërisht në institucionet vendimmarrëse


Soira Gjevori, një nga të rinjtë e këtij studimi pioner shprehet se sa shumë e ka ndryshuar përfshirja në këtë proces hulumtues:
Gjetjet e këtij studimi janë ato çka ndjejmë dhe prekim çdo ditë në shoqërinë tonë. Të hulumtoja për problematikat që më shqetësojnë mua dhe bashkëmoshatarët e mi, më bëri të jem e bindur se vetëm përmes përfshirjes mund të mësojmë më shumë.

Menaxherja e programit pranë ADA në Shqipëri, znj.Elona Fana nënvizoi elementet që e bëjnë të veçantë këtë projekt të zbatuar prej një viti nga Terre des hommes Shqipëri:
Zhvillimet në mbarë botën, e bëjnë dhe më të rëndësishme fuqizimin e të rinjve në lidhje me pjesëmarrjen dhe angazhimin e qenësishëm në proceset demokratike dhe çështjet e të drejtave të njeriut. Në mbështetje të saj vjen dhe ky projekt i cili vendos theksin tek barazia gjinore dhe inisiativat për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike.”

Teksa drejtuesja e Zyrës Kombëtare të Tdh, znj.Enkelejda Kallçiu theksoi:
Fundi i këtij studimi shënjon fundin e një procesi, por njëherësh edhe fillimin e një tjetri që ka për qëllim t’i jap jetë gjetjeve dhe rekomandimeve për të mbështetur në vijim të zbatimit të këtij projekti nisma konkrete në drejtim të përfshirjes së të rinjve.” 

Realizimi i këtij studimi nga të rinjtë vjen jo vetëm si një shërbim për të rinjtë pjesëmarrës, por edhe në funksion të zbatimit të ligjit dhe strategjisë kombëtarë për rininë 2021-2027.