
Terre des hommes do të zbatojë projektin “Fuqizimi i Jetëve – Përfshirja në Tregun e Punës” (EL-LMI) në bashkitë Kukës, Krujë dhe Kurbin. Ky projekt implementohet nga Tdh Shqipëri në kuadër të projektit më të gjerë “Bashkimi Evropian për Përfshirje në Tregun e Punës (EU4LMI)” të financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNDP Shqipëri, Zyra Suedeze e Punësimit Publik dhe ADRF në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.
Si pjesë e ekipit të zbatimit të Projektit, Mbikëqyrësi Social është përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të planit individual të riintegrimit, sigurimin e pjesëmarrjes dhe koordinimin e proceseve me strukturat e punësimit të AKPA-së/zyrave të punës, organizimin e takimeve mujore të koordinimit për ndjekjen e rasteve, si dhe me institucionet e tjera publike të përfshira në zbatimin e këtij programi. Ai/ajo do të bashkëpunojë ngushtë me aktorët lokalë, partnerët dhe ekipin e projektit për të ofruar shërbime dhe nisma cilësore, që synojnë përmirësimin e mundësive të punësimit për të rinjtë në Bashkinë e Krujës.