Një model i ri shërbimesh po ngrihet nga Terre des hommes në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe CVE Albania, i cili synon rehabilitimin, riintegrimin dhe risocializimin e individëve të prekur nga radikalizimi dhe ekstremizmi i dhunshëm si dhe parandalimin e këtij fenomeni.
Në kuadër të zbatimit të këtij modeli u realizuar trajnimi 4-ditor për Shërbime të Integruara dhe të Qëndrueshme për profesionistët në Bashkinë Tiranë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi të qëndrueshëm dhe të sigurt shërbimesh në komunitet.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit "Parandalimi dhe riintegrimi i sigurt: qasja holistike dhe qëndrueshmëria ndaj ekstremizmi të dhunshëm” zbatuar nga Terre des hommes me financim të Global Community Engagement and Resilience Fund.