Ministrja e Arsimit, Evis Kushi viziton ekspozita “Ëndrra e një emigranti”

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi viziton ekspozita “Ëndrra e një emigranti”

Krijimet e të rinjve afganë të shfaqura në ekspozitën “Ëndrra e një emigrant”, morën një vëmendje të veçantë nga Ministrja e Arsimit znj.Evis Kushi, e cila pati mundësinë të njihej nga afër me pikturat e vajzave dhe djemve afganë, në ekspozitën e tyre të zhvendosur në Lezhë. 
Znj.Kushi i përgëzoi të rinjtë për krijimet e tyre, duke i uruar që një ditë, ëndrra e tyre për t’u kthyer sërish në atdhe, ku të jetojnë të lirë dhe në paqe, të realizohet.Terre des hommes përmes mbështetjes së #Amna (e njohur si Refugee Trauma Initiative) ka krijuar një hapësirë pozitive për të rinjtë, përmes metodologjisë #Tikrijon, duke forcuar mirëqenien, reziliencën dhe ndjenjën e përkatësisë, për të zhvilluar aftësi në lidership dhe në arte. Ky është një proces ndryshimi transformues i iniciuar nga të rinjtë për veten e tyre!