Jemi krenarë për të rinjtë tanë që përmes shfaqjeve teatrale në Tiranë dhe Elbasan sollën mesazhe të fuqishme për drejtësinë dhe barazinë, duke arritur të prekin zemrat e bashkëmoshatarëve të tyre dhe jo vetëm!
Një histori reale, një zë i fuqishëm kundër padrejtësive, që na nxit të reflektojmë mbi realitetin e ashpër të dhunës dhe diskriminimit me bazë gjinore, u vendos në skenë plot emocione të forta. Ky rrëfim i hidhur portretizon gruan në shoqërinë tonë dhe luftën e saj për të mbijetuar. Kjo shfaqje është një thirrje për vajzat, djemtë, familjet dhe gjithë shoqërinë, për të qenë më mbështetës ndaj vajzave dhe grave!
𝗝𝗼 𝘃𝗲𝘁𝗲̈𝗺 𝘀𝗼𝘁, 𝗷𝗼 𝘃𝗲𝘁𝗲̈𝗺 𝗺𝗲̈ 𝟴 𝗺𝗮𝗿𝘀, 𝗷𝗼 𝘃𝗲𝘁𝗲̈𝗺 𝗴𝗷𝗮𝘁𝗲̈ 𝗸𝗲̈𝘁𝗶𝗷 𝗺𝘂𝗮𝗷𝗶 𝗻𝗲𝘃𝗼𝗷𝗶𝘁𝗲𝘁 𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷𝗲̈𝘀𝗶𝗺!

Këto nisma kombëtare u realizuan në kuadër të projektit “Të Rinjtë, të Drejtat dhe Drejtësia” zbatuar nga Terre des hommes me financim të Austrian Development Agency.