Merr Jetë Inisiativa Rinore në Bicaj, Inaugurohet Hapësira Dedikuar të Rinjve!

Merr Jetë Inisiativa Rinore në Bicaj, Inaugurohet Hapësira Dedikuar të Rinjve!

Të rinjtë në Bicaj të Bashkisë së Kukësit tashmë kanë një tempull të dedikuar për kreativitet, për të mësuar, dhe për të ndërvepruar me njëri-tjetrin.Grupi rinor arriti të finalizonte inisiativën e identifikuar përgjatë rrugëtimit me metodologjinë “Ti Krijon” duke sjellë një ndryshim të rëndësishëm për bashkëmoshatarët dhe komunitetin e tyre.


Të pranishëm në inaugurim e kësaj hapësire rinore, drejtuesia e Zyrës Kombëtare të  Tdh, znj. Enkelejda Kallçiu dhe Oficeres për Mbrojtjen e Fëmijëve në Unicef Albania, znj.Ada Shkurtaj përgëzuan të rinjtë për punën e bërë plot entuziazëm dhe energji. Udhëtimi sapo ka nisur dhe të rinjtë tanë kanë besimin se do të arrijnë të përfshijnë dhe shumë bashkëmoshatarë të tjerë për t’i dhënë jetë kësaj hapësire me aktivitete që do të sjellin fuqizimin e tyre dhe do të nxisin ndjesinë e përkatësisë me njësinë administrative të qarkut. 


Kjo inisiative e të rinjve u mundësua në kuadër të programit « Transformimi i Përgjigjies Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria” të udhëhequr nga UNICEF Albania dhe të mbështetur financiarisht nga British Embassy Tirana.