Menaxhimi i Konfliktit dhe Ndërmjetësimi, Trajnim me Profesionistët e Lezhës që Punojnë në Terrene Ndërkulturore

Menaxhimi i Konfliktit dhe Ndërmjetësimi, Trajnim me Profesionistët e Lezhës që Punojnë në Terrene Ndërkulturore

Konflikti është i pashmangshëm në çdo raport, por të mësuarit sesi të qasesh në terrene sfiduese, mund të shërbejë për të qëndruar më në kontakt sesa c’ishit përpara se konflikti të ndodhte. Për këtë temë u fol në trajnimin e rradhës të organizuar posaçërisht për 14 profesionistë nga qyteti i Lezhës, të cilët përfaqësonin institucionet e Shërbimit Social Shtetëror, Drejtorisë Vendore të  Policisë, Shërbimit të Provës, Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, si dhe nga organizata Nisma për Ndryshim Arsis dhe Terre des hommes.

Përgjatë dy ditëve, pjesëmarrësit reflektuan mbi disa çështje që ngjallën diskutim sikurse:
•    Natyra e dyfishtë e konfliktit, 
•    Ndikimi që ushtrojnë paragjykimet dhe steriotipet tek qasja ndaj konfliktit, 
•    Roli i Ndërmjetësimit, parimet dhe mënyra sesi mund të zbatohet. 
•    Rëndësinë e Drejtësisë Restauruese dhe rrethit të paqes në këtë kontekst. 

Secili prej të pranishmeve pati mundësi të angazhohej edhe në sesione ushtrimesh, teksa u ndanë dhe eksperiencat profesionale në menaxhimin e konflikteve dhe përdorimin e ndërmjetësimit në terrene ndërkulturore, veçanërisht në marrëdhënie me refugjatët. 

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “𝑹𝒆𝒇𝒖𝒈𝒋𝒂𝒕𝒆̈𝒕, 𝒗𝒆𝒄̧𝒂𝒏𝒆̈𝒓𝒊𝒔𝒉𝒕 𝒇𝒆̈𝒎𝒊𝒋𝒆̈𝒕 𝒅𝒉𝒆 𝒈𝒓𝒂𝒕𝒆̈ 𝒌𝒂𝒏𝒆̈ 𝒂𝒌𝒔𝒆𝒔 𝒏𝒆̈ 𝒔𝒉𝒆̈𝒓𝒃𝒊𝒎𝒆𝒕 𝒄𝒊𝒍𝒆̈𝒔𝒐𝒓𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒑𝒂𝒓𝒂𝒏𝒅𝒂𝒍𝒊𝒎𝒊𝒕 𝒅𝒉𝒆 𝒓𝒆𝒂𝒈𝒊𝒎𝒊𝒕 𝒏𝒅𝒂𝒋 𝒂𝒃𝒖𝒛𝒊𝒎𝒊𝒕, 𝒅𝒉𝒖𝒏𝒆̈𝒔 𝒅𝒉𝒆 𝒏𝒆𝒈𝒍𝒊𝒛𝒉𝒆𝒏𝒄𝒆̈𝒔”, zbatuar nga Terre des hommes Shqipëri dhe Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS në partneritet me UNICEF Albania dhe financim të Byrosë së Popullsisë, Refugjatëve dhe Migracionit (PRM) e Departamentit të Shtetit të SHBA’.