“Labirinthi i Migracionit” në Elbasan

“Labirinthi i Migracionit” në Elbasan

Nga data 27 – 31 Maj qytetarët e Elbasanit patën mundësi të vizitonin  “Labirinthin”, një event që ofroi informacion të drejtpërdrejtë mbi riintegrimin pas emigracionit, punësimin dhe studimet në Gjermani, si dhe përgatitjen për tregun e punës. Terre des hommes Albania, si një nga ofruesit e shërbimeve riintegruese që ofrohen çdo ditë pranë qendrave komunitare multifunksionale në Elbasan dhe Shushicë, me mbështetjen e programit afatgjatë të financuar nga GIZ dhe në bashkëpunim të ngushtë me Bashkia Elbasan, prezantoi në 2 stendat e saj, punimet e fëmijëve të qendrës si dhe rastet e suksesit të përfituesve të ndërhyrjeve për fuqizimin ekonomik të mbështetur falë këtij projekti. Ajo çka ngjalli më shumë interes ishte rasti i Artiolës, e cila falë ndihmës nga Terre des hommes Albania dhe GIZ nga kurse të ndryshme dhe mbështetje financiare për të hapur një biznes, prej tri vitesh siguron tashmë të ardhura konstante për të dhe familjen e saj.