Kampi Veror në Pezë në Kuadër të Projektit GCERF

Kampi Veror në Pezë në Kuadër të Projektit GCERF

Peza është ndalesa e rradhës për të rinjtë pjesëmarrës në kampin veror të Tiranës që Terre des hommes po zhvillon në kuadër të të projektit “Parandalim dhe riintegrim i sigurtë: Qasje holistike dhe e qendrueshme ndaj ekstremizmit të dhunshëm”, i cili po zbatohet në partneritet me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm me financim të Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF).

Aktivitetet fizike në natyre kombinuar me lojëra psiko-sociale u vlerësuan nga të rinjtë pjesëmarrës si një mundësi e mirë jo vetëm për të kaluar kohën në mënyrë argëtuese por edhe për t’u socializuar me bashkëmoshatarët e tyre.

Fioris 14 vjeçare tregon se sa shumë është përfshirë nga programi i kampit: “Unë kam marrë pjesë edhe në kampe të tjera, por kjo ka qenë një eksperiencë krejt tjetër prej mënyrës së organizimit të lojërave. Është hera e parë që i bëj dhe jam argëtuar shumë.”

Ndërsa për Enedën, një vlerë të shtuar marrin miqësitë: “Është një mundësi e mirë për t’u socializuar. Kam njohur shumë shoqe e shokë të rinj, me të cilët po kalojnmë një kohë cilësore dhe produktive”.

Falë këtij programi, Fioris, Eneda dhe bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë, kanë përforcuar njohuritë vetjake duke zhvilluar aftësitë e nevojshme për mbrojtjen e komunitetit kundrejt ekspozimit ndaj rreziqeve të ekstremimit të dhunshëm si dhe integrimit të të rinjve të tjerë, të cilët janë potencialisht të rrezikuar nga radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm.