Në javën kushtuar të drejtave të fëmijëve, Drejtoria e Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale të Bashkisë Tiranë, me Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve, në bashkëpunim me Terre des hommes, u bënë nismëtarët e një tryeze të rrumbullakët me të gjithë organizatat e shoqërisë civile që kanë në vëmendje të punës së tyre çështjet e mbrojtjes së fëmijëve.
Në fjalën e saj, drejtorja e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social, në bashkinë e Tiranës, Znj.Anisa Subashi shprehu mirënjohjen e saj për bashkëpunimin e derimëtanishëm:
“Sistemi ka shumë nevojë të fuqizohet dhe ndaj çdo trajnim i ofruar nga Tdh dhe partner të tjerë ka ndikuar në përmirësimin e cilësisë së menaxhimit të rastit. Prandaj synimi jonë është të inkurajojmë më tej partneritet e mira, të eksplorojmë mënyra inovative për të bashkëpunuar dhe të pranojmë se suksesi ynë kolektiv varet nga forca e bashkëpunimit tonë.”
Të gjitha organizatat pjesëmarrëse në këtë takim, ndanë eksperiencën e tyre përkundrejt ndërhyrjeve respektive në projektet që ato po zbatojnë aktualisht në bashkinë e Tiranës dhe jo vetëm, në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve.