Në kuadër të projektit “Parandalim dhe riintegrim i sigurt: Qasje holistike dhe e qendrueshme ndaj ekstremizmit të dhunshëm” i cili po zbatohet në partneritet me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm me financim të Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF), 12 të rinj ndërmjet moshës 15-21 vjeç u trajnuan për të mësuar rreth lehtësimit, lidershipit, mbajtjes së shënimeve dhe aktiviteteve emocionuese në procesin e “Ti Krijon” Ato janë të entuziazmuar për të punuar me bashkëmoshatarët e tyre me qëllim eksplorimin e rolit të artit krijues dhe digjital për të pasur një ndikim pozitiv tek bashkëmoshatarët, familja dhe komuniteti i tyre. Aktivitetet në këtë proces do t'i ndihmojnë që të drejtojnë bashkëmoshatarët e tyre për të kuptuar më mirë disa prej sfidave me të cilat përballen, të mbështeten në pikat e forta dhe burimet e tyre, si dhe të ndermarin inisiativa nëpërmjet artit për të adresuar disa prej sfidave. #TiKrijon do të zbatohet për më shumë se 3 muaj me grupin e të rinjve në qytetet: Durrës, Kukës, Elbasan dhe Tiranë.