Fuqizimi i të Rinjve Përmes Artit, Metodologjia Ti Krijon si Mjet për të Sjellë Ndryshimeve Pozitive në Bulqizë

Fuqizimi i të Rinjve Përmes Artit, Metodologjia Ti Krijon si Mjet për të Sjellë Ndryshimeve Pozitive në Bulqizë

Në zemër të Bulqizës u zhvillua një trajnim që synon të sjellë iniciativa transformuese për të formësuar të ardhmen e të rinjve të këtij qyteti. Nëpërmjet metodologjisë "Ti Krijon", të zbatuar ekskluzivisht nga Terre des hommes, të rinjve në Bulqizë po u jepen mjetet dhe mundësitë për t'u bërë liderë të fuqizuar brenda komunitetit të tyre. Metodologjia "Ti Krijon" fokusohet në përdorimin e arteve si një mjet për të promovuar rritjen personale, angazhimin e komunitetit dhe sjelljen e ndryshiminë komunitetin përreth. Duke integruar forma të ndryshme të shprehjes artistike, kjo qasje u lejon të rinjve të eksplorojnë potencialin e tyre, të zhvillojnë aftësi kritike dhe të kontribuojnë pozitivisht në mjedisin e tyre.

Asimina, një 17-vjeçare pjesëmarrëse në trajnim shprehet:
“Ishte pa dyshim një ndër mundësitë më të mira që kam pasur për të zhvilluar aftësitë e liderit si dhe të krijojë bashkë me grupin inisiativa rinore të cilat do të sjellin ndryshime pozitive” 

Duke fuqizuar të rinjtë dhe duke u dhënë atyre një platformë për të shprehur krijimtarinë e tyre, Terre des hommes po ndihmon në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Bulqizën. Nismat e tyre shërbejnë si frymëzim për të tjerët, duke krijuar një efekt zinxhir ndryshimesh pozitive në të gjithë komunitetin.

Ky trajnim u zhvillua në kuadër të programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria”, zbatuar nga Terre des hommes Albania, udhëhequr nga UNICEF Albania dhe mbështetur nga British Embassy Tirana.