Finalizohet Analiza e Kostove Financiare për Shërbimet e Ofruara në Qendrat me Një Ndalëse në Shkodër dhe Fier

Finalizohet Analiza e Kostove Financiare për Shërbimet e Ofruara në Qendrat me Një Ndalëse në Shkodër dhe Fier

Në prani të përfaqësuesve nga institucionet kyçe si Spitalet Rajonale të Fierit dhe Shkodrës, Drejtoritë e Shërbimeve Sociale/Punonjësve e Mbrojtjes së Fëmijëve, stafet e Qendrave me Një Ndalesë në Shkodër e Fier, si dhe përfaqësues nga Unicef dhe Terre des hommes, u prezantua një analizë e hollësishme e kostove financiare të shërbimit për fëmijët viktima dhe dëshmitarë të formave më të rënda të dhunës dhe abuzimit seksual, bazuar në standartet e miratuara. 

Ky workshop shërbeu si një platformë e rëndësishme për të nxjerrë rekomandime kyce nga aktorët e përfshirë në këtë proces, si dhe per t’i adresuar pranë Ministrisë së Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale, me qëllim garantimin e qendrueshmërisë së shërbimeve në këto dy qendra.  

Ky takim u zhvillua në kuadër të programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria”, implementuar nga Tdh, udhëhequr nga UNICEF Albania dhe mbështetur nga British Embassy Tirana.