Në vazhdën e bashkëpunimit me FSHF për të rritur cilësinë e mbrojtjes së fëmijëve në sport, pas kontributit në hartimin e dy dokumenteve të rëndësishme : politika e mbrojtjes së fëmijës në futboll dhe kodi i etikës, Terre des hommes nënshkruan sot këtë marrëveshje me Federatën Shqiptare të Futbollit, në përputhje me inisiativën e UEFA-s për të zhvilluar politikat e mbrojtjes së fëmijëve në nivel kombëtar për secilin nga 55 anëtarët e saj. Terre des hommes Shqipëri me eksperiencën 30 vjeçare në vend në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, do të ofrojë konsulencën tonë dhe programme trajnimi për të krijuar një hapësirë të sigurtë për fëmijët dhe të rinjtë në futboll.
Në fjalën e saj, drejtuesja e Zyrës Kombëtare znj.Enkelejda Kallçiu tha :
« Ne jemi këtu për të ofruar një mbështetje afatgjatë përkundrejtë federatës në çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjvë të cilët janë të angazhuar në futboll. Ne si Terre des hommes, duke punuar shumë në fushën sociale dhe me grupet vulnerabël, arrijmë ta shohim në përditshmëri vlerat që sjell sporti si një mundësi shumë e mirë zhvillimi nga ana sociale, fizike dhe edukative e fëmijëve dhe të rinjve. Tashmë FSHF ka ngritur mekanizmin e saj dhe ka përcaktuar personat përgjegjës që do të jenë në rang kombëtar, lokal dhe rajonal si pika kontakti përkundrejt politikës së mbrojtjes së fëmijëve në futboll. Jemi të gëzuar që do të kontribuojmë si organizatë në ngritjen e kapaciteteve të personave përgjegjës. Kuptohet që kjo kërkon një angazhim të fortë jo vetëm në termat e trajnimit të personave të kontaktit të FSHF, trajnerëve të ekipeve, të sport-klubeve por duhet që ndërgjegjësimi të shkojë paralel edhe me prindërit dhe fëmijët që frekuentojnë futbollin. »
Në kuadër të politikave të mbrojtjes së fëmijëve, Tdh angazhohet përmes nënshkrimit të kësaj marrëveshje bashkëpunimi me Federatën Shqiptare të Futbollit në ofrimin e ekspertizës së saj për ngritjen e kapaciteteve të personave të kontaktit të FSHF si pjesë e mekanizmit të krijuar nga Federata për garantimin e një mjedisi më të sigurtë dhe fuqizues për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë që angazhohen në futboll. Me ekspertizën e fituar për gati 30 vite në zbatim të projekteve në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, Terre des hommes do të ofrojë konsulencën e saj për analizën, rishikimin dhe hartimin e strategjive dhe planeve të veprimit duke synuar shërbime më cilësore dhe integruese për të gjithë fëmijët.