Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe përfaqëson një mundësi të mirë për të njohur rolin pozitiv që ka sporti si një instrument i fuqishëm i konsolidimit të lidhjeve sociale në komunitet dhe promovimit të zhvillimit të qendrueshëm dhe paqes. Në kuadër të kësaj dite, grupet rinore në të kater qytetet Tiranë, Kukës, Elbasan dhe Durrës dakortesuan për të ndërmarrë një inisiativë promovuese të jetës sportive për të ndërtuar një të ardhme më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme për të gjithë.
Sara 15 vjeç ndan përshtypjet e saj në përfundim të kësaj dite: “Është hera e parë që bëhem pjesë e këtij aktiviteti me të tilla përmasa. Luajtëm me pasion, energji dhe entuziazëm të gjithë së bashku dhe u përfshimë në çdo aktivitet. Kjo na ndihmoi që të njihemi edhe më shumë me njëri-tjetrin.”
Teksa Jorgisa 15 vjeç, pohon: “Në përditshmëri nuk zhvillojmë aktivitet fizik të mjaftueshëm, përpos ndonjë xhiro me biçikletë. Ndaj pjesëmarrja në këtë veprimtari, pa telefona celularë që na marrin një pjesë të mirë të kohës, ishte një mundësi e mirë.”
Të tilla inisiativa realizohen nga Terre des hommës Shqipëri në kuadër të projektit “Parandalimi dhe riintegrimi i sigurtë për fëmijët dhe nënat të rikthyer nga zonat e konfliktit”, i cili po zbatohet në partneritet me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm me financim të Global Community Engagment and Resilience (GCERF).