Në Ditën Evropiane të Anti-Trafikimit, rreth 50 nxënës të shkollës së mesme “Janaq Kilica” në Fier u bashkuan në një tryezë të rrumbullakët me profesionistë të mbrojtjes së fëmijëve në bashki, Policia e Shtetit, Prokuroria Spitali Rajonal dhe perfaqesues nga Terre des hommes Albania, për më shumë ndërgjegjësim kundër trafikimit të qenieve njerëzore, në muajin që i kushtohet adresimit të këtij fenomeni, për të kaluar nga ndërgjegjësimi në veprim. Të rinjtë pjesëmarrës ndanë gjatë takimit disa mesazhe inkurajuese:
“Mos u dorëzoni, por kapërceni frikën dhe paragjykimet, duke kërkuar ndihmë!”
“Turp është të ndjesh turp, jo të kërkosh ndihmë!”
“Vetëm së bashku, mund t’ia dalim kundër këtij fenomeni!”
Gjatë aktivitetit, nxënësit mësuan më shumë mbi shërbimet e ofruara në Qendrën me Një Ndalesë të Fierit. Shërbime, të cilat mbrojnë fëmijët, viktima dhe dëshmitarë të formave më të rënda të dhunës, si dhe abuzimit seksual. Në këtë bashkëbisedim, të rinjtë u njohën me mekanizmat institucionalë që garantojnë mbrojtjen e të miturve.Tanimë ata e dinë si mundet të ndihmojnë në luftën kundër këtij fenomeni:
- Përmes Edukimi: Dija është pushtet. Duhet mësuar mbi shenjat dhe atë çka përfaqëson trafikimi i qenieve njerëzore, ata mund të ndajnë këtë informacion me bashkëmoshatarët.
- Përmes Raportimi i Aktivitetit të Dyshimtë: Nëse shikojnë diçka, duhet të flasin diçka. Një telefonatë mund të shpëtojë jetë!
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të programit “𝑇𝑟𝑎𝑛𝑠𝑓𝑜𝑟𝑚𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑃𝑒̈𝑟𝑔𝑗𝑖𝑔𝑗𝑒𝑠 𝐾𝑜𝑚𝑏𝑒̈𝑡𝑎𝑟𝑒 𝑛𝑑𝑎𝑗 𝑇𝑟𝑎𝑓𝑖𝑘𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑄𝑒𝑛𝑖𝑒𝑣𝑒 𝑁𝑗𝑒𝑟𝑒̈𝑧𝑜𝑟𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑔𝑎 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑒̈𝑟𝑖𝑎”, e zbatuar nga Tdh, e udhëhequr nga UNICEF Albania dhe mbështetur nga Ambasada Britanike në Tiranë.