Dita Botërore Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Bulqiza Thyen Heshtjen

Dita Botërore Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Bulqiza Thyen Heshtjen

Në Ditën Botërore Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, shëtitorja e qytetit të Bulqizës u shëndrrua në skenën e përmbylljes së një fushate ndërgjegjësuese e pasur me aktivitete fuqizuese me fëmijët dhe të rinjtë e qytetit. Në këtë ditë, Bulqiza theu heshtjen duke u bashkuar kundër këtij fenomeni edhe përmes një seri pikturash, krijime të fëmijëve që u angazhuan përgjatë gjithë fushatës për të përcjellë mesazhe sensibilizuese.

Kryetarja e Bashkisë, Festime Mjeshtri shprehu kënaqësinë për shërbimin e ri lëvizës që ka nisur të ofrohet përmes Terre des hommes:
“Përmes kamperit do të aksesohen edhe zonat e thella të Bulqizës ku banorët do të kenë mundësi të informohen mbi fenomenin si dhe të orientohen drejt shërbimeve që synojnë të japin mbështetje për çdo familje në nevojë”


Pjesë e shërbimeve të integruara që do të ofrohen në Bulqizë janë edhe ato psiko-sociale që nisin me hapjen e të parës Qendër Komunitare Multifunksionale në këtë qytet.
Fushata Ndërgjegjësuese u iniciua në bashkëpunim me Bashkinë e Bulqizës, në kuadër të programit “𝑇𝑟𝑎𝑛𝑠𝑓𝑜𝑟𝑚𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑃𝑒̈𝑟𝑔𝑗𝑖𝑔𝑗𝑒𝑠 𝐾𝑜𝑚𝑏𝑒̈𝑡𝑎𝑟𝑒 𝑛𝑑𝑎𝑗 𝑇𝑟𝑎𝑓𝑖𝑘𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑄𝑒𝑛𝑖𝑒𝑣𝑒 𝑁𝑗𝑒𝑟𝑒̈𝑧𝑜𝑟𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑔𝑎 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑒̈𝑟𝑖𝑎”, e zbatuar nga Tdh, e udhëhequr nga UNICEF Albania dhe mbështetur nga Ambasada Britanike në Tiranë.