Dita Botërore e Fëmijëve, Mesazhe Përmes Artit, mbi Rëndësinë e Garantimit të të Drejtave të Fëmijëve

Dita Botërore e Fëmijëve, Mesazhe Përmes Artit, mbi Rëndësinë e Garantimit të të Drejtave të Fëmijëve

Në Ditën Botërore të Fëmijëve, nën moton, “Për çdo fëmijë, çdo e drejtë”, Terre des hommes iu bashkua aktivitetit të Ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Znj.Bora Muzhaqi, në hapësirën rekreative të organizuar posaçrisht për këtë ditë, në mjediset e shkollës « Servete Maçi » në Tiranë. 

Fëmijët dhe të rinjtë e angazhuar në programet e Terre des hommes, së bashku me bashkëmoshatarët e tyre nga shkolla të ndryshme të kryeqytetit, patën mundësi të hidhnin në telajo mendimet dhe ndjenjat e tyre mbi temën «Të Drejtat e Mia». 

Përmes pikturës, ata dhanë mesazhe të fuqishme, për institucionet shtetërore dhe organizatat ndërkombëtare që punojnë së bashku për garantimin e të drejtave të fëmijëve, për të jetuar në një mjedis të sigurtë, për t’u edukuar, për t’u mbrojtur nga dhuna dhe për të qenë të barabartë. 
« Qëllimi i punës sonë është të garantojmë që ju të rriteni mirë, që të jeni njerëz të mire dhe qytetarë të denjë.»- iu drejtua Znj.Muzhaqi fëmijëve. 

Teksa drejtuesja e Zyrës Kombëtare të Terre des hommes, Shqipëri, Znj. Enkelejda Kallçiu përcolli këtë mesazh:
Në këtë mjedis, në një ditë të shënuar për ju të dashur fëmijë, ne të gjithë ndajmë angazhimin e përbashkët për të punuar në drejtim të garantimit të të drejtave tuaja, sepse garantimi i tyre qëndron në themelet e vlerave të një shoqërie që kujdeset për të ardhmen e saj”