Çështjet Gjinore në Fokus të Trajnimeve me të Rinjtë

Trajnimet

Çfarë kuptojmë me përkatësi gjinore? Po me diversitet dhe norma sociale ? 
Këtyre pyetjeve i janë përgjigjur të rinjtë e grupit të Tiranës të cilët i janë nënshtruar një trajnimi mbi çështje të barazisë gjinore dhe steriotipeve, përmes të cilit patën mundësinë që të zgjeronin botëkuptimin e tyre mbi tema të tilla që do të jenë edhe burim i një nisme të përbashkët që ata do të ndërmarrin në komunitetin e tyre. 
Gledia, 22 vjeçare u shpreh pas këtij trajnimi tashmë është e qart se « përkatësia gjinore lidhet drejtpërdrejtë me rolet që shoqëria i atashon grave dhe burrave ». Teksa Denisi tregon se për të çështjet e barazisë gjinore lidhen kryesisht me të drejtat e barabarta të djemve dhe vajzave. 
Ky trajnim është i pari në serinë e trajnimeve që do të organizohen në kuadër të projektit  “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia”, i zbatuar nga Terre des hommes - Albania des hommes Shqipëri, me financim të Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) me fondet e Austrian Development Cooperation.