Njihuni me impaktin e trajnimit më të fundit “Avokatësia dhe lobimi me dhe për të rinjtë”, në të cilën liderë rinorë të apasionuar u bënë bashkë për të fuqizuar zërin e tyre dhe për të ndërmarrë nisma që sjellin ndryshime pozitive. Përgjatë ditëve të këtij trajnimi, grupi dinamik rinor i Dibrës, Lezhës, Fierit dhe Cërrikut, të angazhuar në projektin “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia” me financim të Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe ADC në Shqipëri, mësuan aftësi të çmuara për të advokuar çështje që ata kanë përzemër. Që nga të kuptuar e procesit legjislativ e deri tek hartimi i mesazheve bindëse, të rinjtë ia dolën të konsolidojnë aftësitë e tyre për të pasur një ndikim të vërtetë në komunitetet ku jetojnë por dhe më gjerë.Së bashku, ata krijuan lidhje, fuqizuan rrjetin e bashkëpunimit dhe ndezën flakën e ndryshimit!
Darion, një 17-vjeçar nga Fier, pjesëmarrës në trajnim tregon:
“Nga ky trajnim kuptova që unë kam qënë pjesë e fushatave advokuese, por nuk e kam ditur që ka qënë pikësrisht advokim ajo që po bëj”
Teksa Luisi në Lezhë shprehet:
"Përmes diskutimeve në grup përcollëm frymëzim tek njëri-tjetri, për mënyrat sesi mund të kontribuojmë për sjelljen e ndryshimit në komunitetet ku ne jetojmë"
Le të vijojmë të mbështesim këta të rinj, të ngrenë zërin për shqetësimet që kanë dhe të advokojnë për një të ardhme më gjithëpërfshirëse!