Le të ndajmë eksperiencat pozitive dhe nxisim shkëmbimin mes të rinjve!
Në këtë frymë grupi i të rinjve të angazhuar në bashkinë Dibër si pjesë e projektit “Të rinjtë, të Drejtat dhe Drejtësia”, është bërë pjesë e fushatës ndërgjegjësuese kundër trafikimit të zhvilluar në kuadër të programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria”, i cili zbatohet në Bashkinë Bulqizë nga Terre des hommes.
Aktiviteti, i cili u zhvillua në ambjentet e shkollës 9-vjeçare “Ibrahim Daci” në Shupenzë, bëri bashkë të rinjtë dhe profesionistët e sistemit të mbrojtjës së fëmijëve, të cilët diskutuan:
• Mbi rëndësinë e angazhimit të të rinjve,
• Fuqizimin e tyre,
• Rritjen e njohurive mbi çështjet e drejtësisë për të mitur dhe modelin pozitiv të metodologjisë “Ti Krijon” si një instrument për parandalimin e fenomeneve negative si trafikimi i qenieve njerëzore.
Ky shkëmbim i eksperiencave rinore u bë i mundur në kuadër të projektit “Të rinjtë, të Drejtat dhe Drejtësia” i zbatuar nga Terre des hommes me fondet e Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) dhe ADC në Shqipëri.