8 Mars, Terre des hommes i Bashkohet Marshimit: Të kontribuojmë në fuqizimin e grave!

8 Mars, Terre des hommes

Në ditën ndërkombëtare të gruas, Terre des hommes Shqipëri iu bashkua marshimit simbolik të dhjetra grave të zhvilluar në Tiranë për të kërkuar më shumë mbështetje për fuqizimin e grave, pa paragjykime dhe pa dhunë. Këtë 8 Mars le të nderojmë të drejtën që çdo grua pa dallim moshe dhe race që të jenë të lira për të zgjedhur si duan ato  të jetojnë. Apeli shkon për më shumë vëmendje për forcimin e rolit të gruas në shoqëri, si e vetmja mënyrë për të kontribuar në rritjen e mirëqenies së familjes dhe të fëmijëve në veçanti. 
Terre des hommes ka kontribuar gjithnjë në fuqizimin grave, veccanërisht përmes skemave të fuqizimit ekonomik. Një ndër to është edhe Fatmira, e cila duke qenë pjesë e kësaj skeme ka arritur të hap parukierinë e saj. Në këtë 8 Mars Fatmira i është drejtuar grave që si ajo përballen çdo ditë me sfida për të siguruar mirërritjen e fëmijëve të tyre, me këtë mesazh:
Gratë duhet të jenë të zonjat e vetes dhe t’i japin kurajo vetes që të mund t’ia dalin. Është e vështirë, por kur lufton për fëmijën, asgjë nuk është e vështirë.”Gjatë një interviste të dhënë për një rrjet televiziv lokal të Shkodrës, ajo tregon sesi jeta e saj ka ndryshuar pasi u kthye nga Greqia ku kishte migruar në mënyrë të parregullt. Fatmira është përballur me sfida të mëdha për të nisur sërish jetën nga e para, së bashku me bashkëshortin dhe dy djemtë, një prej të cilëve është me një çrregullim të spektrit të autizmit, por përmes mbeshtetjes nga skema e fuqizimit ekonomik e vënë në zbatim nga Terre des hommes Shqiperi, përmes mbështetjes së Qeverisë Gjermane në bashkëpunim me GIZ Albania, Farmira ia ka dalë të hap një parukieri dhe të mund të ringrihet. 


Jetesa mbetet e vështirë, por sërish mund të them që ia kam dal.” - thotë ajo. Skema e Fuqizimit Ekonomik është pjesë projektit për riintegrimin e familjeve të kthyera nga emigracioni i pasigurt nëpërmjet fuqizimit të tyre social dhe ekonomik, të implementuar prej vitit 2019.