Shtatëmbëdhjetë përfaqësues nga institucionet e Shërbimit Social Shtetëror Lezhë, Njësia Vendore për Kujdesin Shëndetësor, punonjës social e psikologë të shkollave, si dhe punonjës social nga Nisma për Ndryshim Shoqëror Arsis dhe Terre des hommes u trajnuan përgjatë 2 ditëve mbi “Zhvillimin e kompetencave ndërpersonale për vlerësimin e fëmijëve të prekur nga abuzimi, dhuna dhe neglizhenca”.
Gjatë këtij trajnimi të zhvilluar në Shëngjin (Bashkia Lezhë) nëpërmjet njohurive, ushtrimeve praktike si edhe diskutimeve në grup pjesëmarrësit rritën njohuritë e tyre në lidhje me:
• Shprehitë dhe aftësitë në komunikimin me fëmijët;
• Etikën dhe rëndësinë e saj në punën me fëmijet;
• Mënyrën e realizimit të intervistës me fëmijet si viktima të dhunës me bazë gjinore;
• Konfidencialitetin në marrëdhëniet me fëmijë, etj.
Një nga pjesëmarrësit pas këtij trajnimi e vlerësoi profesionalisht këtë veprimtari teksa theksoi :
«U qartësova mbi shumë pikëpyetje në lidhje me raportimin e rasteve. Informacioni ishte i vlefshëm për mënyrën se si të menaxhojme situata të ndryshme, shërben në përditshmëri.»
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Refugjatët, veçanërisht fëmijët dhe gratë kanë akses në shërbimet cilësore të parandalimit dhe reagimit ndaj abuzimit, dhunës dhe neglizhencës”, zbatuar nga Terre des hommes Shqipëri dhe Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS në partneritet me UNICEF Albania dhe financim të Byrosë së Popullsisë, Refugjatëve dhe Migracionit (PRM) e Departamentit të Shtetit të SHBA’