Të rinjtë e Terre des hommes të angazhuar me projektin “Të Rintjë, Të Drejtat dhe Drejtësia” me financim të Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe ADC në Shqipëri ndërmorën një inisiativë ndërgjegjësuese me komunitetin e zonës ku ata banojnë, duke iu bashkua fushatës së 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore.
Përmes sloganit “E drejta për një jetë pa dhunë” ata ndanë informacion përmes fletëpalosjeve dhe komunikimit me kalimtarët mbi mekanizmin e referemit të dhunës dhe formave që ekzistojnë për denoncimin e saj.
“Përmes rritjes së ndërgjegjësimit, mund të shpresojmë tek ndërmarrja e veprimeve kundër çfarëdolloj forme dhune ndaj vajzave dhe grave” – pohoi një nga të rinjtë pjesëmarrës në këtë inisiativë.
Të shumtë ishin kalimtarët që shfaqën interes për të marrë informacion, teksa në mbështetje të kësaj inisiative rinore ishin dhe punonjësja e mbrojtjes së fëmijëve të njësisë nr.6 në Tiranë dhe psikologia e gjimnazit “Myslym Keta” .