Festojmë Diversitetin Përmes Aktiviteteve në Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim e Paqe!

Festojmë Diversitetin Përmes Aktiviteteve në Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim e Paqe!

Sporti si instrument fuqizimi për fëmijët që të bëhen agjentë të ndryshimit ! Të ndërgjegjshëm për ndikimin pozitiv që sporti sjell në jetët e tyre, të rinjtë e grupit “Ti Krijon” të cilët marrin shërbime pranë Qendrës Komunitare Multifunksionale në Bulqizë ndërmorën inisiativën për të organizuar një seri aktivitetesh sportive, në prag të Ditë Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe. Nga fusha e gjelbër e futbollit, të rinjtë tanë kuptuan se përmes lojërave sportive, ata ndihen të gjithë bashkë të barabartë, pa asnjë dallim statusi socio-ekonomik, përkatësie etnike apo racore. 

«Përmes aktiviteteve që zhvilluam sot, unë dhe bashkëmoshatarët kuptuam vlerat e punës në grup, të bashkëpunimit dhe empatisë, që janë bazat e një shoqërie më gjithëpërfshirëse »- thotë Eni 17-vjeçare.  Kjo inisiative e të rinjve u mundësua në kuadër të programit « Transformimi i Përgjigjies Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria” të udhëhequr nga UNICEF Albania  dhe të mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike në Tiranë.

Ne kuader te kesaj dite, u ndërmorr dhe një tjetër inisiativë kë herë nga grupi rinor i Elbasanit të angazhuar për të sjellë një ndryshim pozitiv në komunitet, në zbatim të projektit “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia” me mbështetjen financiare të Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe ADC në Shqipëri.  Përtej sfidave, sikurse tabelat e koshave të dëmtuar të basketbollit në parkun kryesor të Elbasanit, të rinjtë refuzuan të qëndronin duarkryq. Ata vendosën të merrnin situatën në dorë dhe të dëshmonin lidership dhe lojë skuadre. 



Përmes këmbënguljes dhe punës së tyre, ata jo vetëm ia dolën të riparonin tabelat e koshave të dëmtuar të basketbollit por edhe t’i jepnin jetë shpirtit komunitar të qytetit. Kjo iniciativë është simbol i fuqisë që sporti ka si një forcë ndryshimi pozitivi! Le të mbështesim përpjekjet e të rinjve tanë dhe të riafirmojmë angazhimin e Tdh Shqipëri për të theksuar fuqinë unifikuese të sportit drejt një të ardhme më të mirë!