Shtyrje Afati_Rehabilitim dhe mobilim i Qendrës Komunitare “Të Qëndrojme së bashku” Kombinat, Bashkia Tiranë, Nr. ALB/24/305 - Cloned

Informacion i përgjithshëm mbi organizatën

 

Terre des hommes (Tdh) është organizata lider zvicerane për ndihmën ndaj fëmijëve, e themeluar në vitin 1960. Tdh operon në Shqipëri që nga viti 1993 në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve, migrimit dhe drejtësisë për të miturit. Fusha e ekspertizës së Terre des hommes varion nga ndërhyrjet psiko-sociale te fuqizimi i institucioneve qeveritare dhe aktorëve kryesorë të nivelit vendor, rajonal dhe kombëtar dhe forcimi i mbrojtjes së fëmijëve, sistemit të drejtësisë për të miturit dhe sistemit të përfshirjes sociale për migrantët në Shqipëri.

 

Mbi thirrjen

Në kuadër të projektit “Parandalimi dhe riintegrimi i sigurt: Qasja holistike dhe qëndrueshmëria ndaj ekstremizmit të dhunshëm”, i financuar nga Fondi Global i Angazhimit dhe Qëndrueshmërisë së Komunitetit (GCERF) dhe zbatuar nga Terre des hommes Shqipëri në partneritet me Qendrën Koordinuese për Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (CVE Center), Tdh , kërkon një kontraktor të regjistruar ligjërisht për të kryer punime rehabilituese dhe mobiluese në Qendrën Komunitare “Të Qëndrojme së bashku” Kombinat, Bashkia Tiranë.

Për më shumë Informacion ju lutem referojuni dokumentacionit ne attach:

 

- Termat e References 

 

- Preventivi i punimeve dhe materialeve 

 

- PROJEKTI Tdh - Planimetria

 

- Relacioni Teknik

 

Deadline to apply