Është përmbyllur me sukses fushata ndërgjegjësuese kundër trafikimit në Shkodër.
Eventi final në kuadër të Ditës Botërore kundër Trafikimit bëri bashkë në Qendrën me një Ndalesë në Shkodër fëmijë e të rinjtë si dhe profesionistë të mbrojtjes së fëmijëve nga bashkia, policia e shtetit, spitali rajonal dhe psikologët në shkolla.
Duke marrë shkas nga tablotë frymëzuese të fëmijëve & të rinjve plot mesazhe të rëndësishme kundër bullizmit dhe pro të drejtave që ata gëzojnë, profesionistët e pranishëm në këtë takim theksuan rëndësinë e raportimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë me fëmijët me qëllim fuqizimin e mëtejshëm të tyre me qëllim parandalimin e fenomeneve të dëmshme në shoqëri si trafikimi i qenieve njerëzore.
Alesia 13 vjeçare, pjesëmarrëse në një seri aktivitetesh ndërgjegjësuese dhe autore e një prej pikturave të ekspozitës tregon:
“Kur të drejtat e mia shkelen, unë e di se përpos mamit dhe babit mundem të flas me njerëz të tjerë profesionistë që janë aty për të më mbështetur mua”
Fushata Ndërgjegjësuese u iniciua në kuadër të programit “𝑇𝑟𝑎𝑛𝑠𝑓𝑜𝑟𝑚𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑃𝑒̈𝑟𝑔𝑗𝑖𝑔𝑗𝑒𝑠 𝐾𝑜𝑚𝑏𝑒̈𝑡𝑎𝑟𝑒 𝑛𝑑𝑎𝑗 𝑇𝑟𝑎𝑓𝑖𝑘𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑄𝑒𝑛𝑖𝑒𝑣𝑒 𝑁𝑗𝑒𝑟𝑒̈𝑧𝑜𝑟𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑔𝑎 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑒̈𝑟𝑖𝑎”, e zbatuar nga Tdh, e udhëhequr nga UNICEF Albania dhe mbështetur nga Ambasada Britanike në Tiranë.