Fëmijët dhe të Rinjtë e Shkodrës Thyejnë Heshtjen: Së Bashku kundër Trafikimit!

Fëmijët dhe të Rinjtë e Shkodrës Thyejnë Heshtjen: Së Bashku kundër Trafikimit!

Është përmbyllur me sukses fushata ndërgjegjësuese kundër trafikimit në Shkodër. 
Eventi final në kuadër të Ditës Botërore kundër Trafikimit bëri bashkë në Qendrën me një Ndalesë në Shkodër fëmijë e të rinjtë si dhe profesionistë të mbrojtjes së fëmijëve nga bashkia, policia e shtetit, spitali rajonal dhe psikologët në shkolla. 

Duke marrë shkas nga tablotë frymëzuese të fëmijëve & të rinjve plot mesazhe të rëndësishme kundër bullizmit dhe pro të drejtave që ata gëzojnë, profesionistët e pranishëm në këtë takim theksuan rëndësinë e raportimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë me fëmijët me qëllim fuqizimin e mëtejshëm të tyre me qëllim parandalimin e fenomeneve të dëmshme në shoqëri si trafikimi i qenieve njerëzore. 

Alesia 13 vjeçare, pjesëmarrëse në një seri aktivitetesh ndërgjegjësuese dhe autore e një prej pikturave të ekspozitës tregon:
“Kur të drejtat e mia shkelen, unë e di se përpos mamit dhe babit mundem të flas me njerëz të tjerë profesionistë që janë aty për të më mbështetur mua” 

Fushata Ndërgjegjësuese u iniciua në kuadër të programit “𝑇𝑟𝑎𝑛𝑠𝑓𝑜𝑟𝑚𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑃𝑒̈𝑟𝑔𝑗𝑖𝑔𝑗𝑒𝑠 𝐾𝑜𝑚𝑏𝑒̈𝑡𝑎𝑟𝑒 𝑛𝑑𝑎𝑗 𝑇𝑟𝑎𝑓𝑖𝑘𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑄𝑒𝑛𝑖𝑒𝑣𝑒 𝑁𝑗𝑒𝑟𝑒̈𝑧𝑜𝑟𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑔𝑎 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑒̈𝑟𝑖𝑎”, e zbatuar nga Tdh,  e udhëhequr nga UNICEF Albania dhe mbështetur nga Ambasada Britanike në Tiranë.