Parandalimi dhe Mbrojtja nga Trafikimi i të Miturve Shqiptarë të Pashoqëruar në Francë

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është që të përforcojë bashkëpunimin midis Francës dhe Shqipërisë, të gjenden shtigje të reja për mbrojtjen e të miturve Shqiptarë të pashoqëruar në Francë, si dhe të parandalohet trafikimi i të miturve Shqiptarë në Francë.

 

Aktivitetet në fazën e parë të këtij projekti kanë për qëllim, nga njëra anë, të rrisin efiçencën e shkëmbimit të informacionit midis autoriteteve përgjegjëse të fushës, teksa nga ana tjetër synon të fuqizojë kapacitetet e strukturave të vlerësimit social në Shqipëri. Si rrjedhojë, është planifikuar të organizohet një trajnim specifik në nivel të institucioneve qëndrore dhe ato lokale në bashkitë e Tiranës, Kukësit dhe Shkodrës si dhe të ofrojë mbështetje për punonjësit e mbrojtjes së fëmijëve dhe administratorët social në bashkitë e sipërpërmendura. Terre des hommes Shqipëri e ka zhvilluar këtë projekt bazuar në dy objektiva:

  • Rritjen e efektivitetit të informacionit që shkëmbehet midis autoriteteve përgjegjëse për familjen dhe mjedisin social të të miturve të lindur në Shqipëri dhe të pranishëm në territorin Francez.
  • Përforcimi i kapaciteteve për kryerjen e vlerësimit social në Shqipëri.

 

French Permanent Mission to the UNO and the International Organisations in Vienna

Related news and publications

About 40 Child Protection Workers and coordinators for the victims from the General Prosecution participated in reflective meetings in Tirana and Shkodra, co-organized by the State Agency for the Rights and Protection of the Child and Terre des hommes.The main objective of the meetings is to…