Aktivitete psiko-sociale për fëmijët

Aktivitete psiko-sociale për fëmijët

Shërbimi lëvizës vazhdon edhe këtë muaj në Njësinë administrative Ostren.
Qendra Komunitare Multifunksionale Bulqizë organizoi aktivitete psikosociale sipas metodologjisë “Lëvizje, Lojëra dhe Sporte” me 22 nxënës nga Shkolla e Mesme e Bashkuar “Elez Koçi”.

Fëmijët patën mundësi të zhvillonin kreativitetin dhe aftësitë e tyre në ndërtimin e marrëdhënieve, komunikimin, bashkëpunim dhe menaxhimin e emocioneve. Përmes lojës "Të gjejnë thesarin" ato patën mundësinë të mësojnë mbi çështjet që lidhen me parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria”, zbatuar nga Terre des hommes, udhëhequr nga UNICEF Albania dhe mbështetur nga British Embassy Tirana.