Të rinjtë e Fierit të angazhuar me projektin “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia” me financim të Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe ADC në Shqipëri patën mundësinë fantastike për t’u takuar me regjizorin e ri dhe të talentuar slloven Kristian Bernard Irgl.
Për të gjithë vajzat dhe djemtë e grupit “Ti Krijon” ky takim rezultoi të ishte frymëzues pasi dëgjuan eksperiencën në vetë të parë të regjizorit slloven mbi procesin krijues që qëndron pas prodhimit të një filmi. Si të rinj të apasionuar pas kinemasë, për ta ishte një ëndërr e bërë realitet shansi për të ndërvepruar me një profesionist të ri të angazhuar në industrinë e kinematografisë.
“Ishte shumë emocionuese. Folëm për gjithçka që nga tregimi i historisë deri tek teknikat që përdoren për prodhimin e një filmi sot në botën digjitale” – pohon Roeli, një nga të rinjtë pjesëmarrës në takim.Regjizori slloven ndau me të rinjtë edhe disa këshilla për një video me temë bullizmin për të cilën ata janë angazhuar ta prodhojnë si një nga inisiativat e tyre rinore.