Njëzet e tre profesionistë nga Kavaja dhe Lezha, të cilët punojnë në institucione si shërbimi social, shërbimi psiko-social në shkolla, Instituti për të Miturit në Kavajë, Institutet e Shëndetit Publik etj., u bënë pjesë e një trajnimi 3-ditor mbi “Shërbimet e Informuara të Traumas”. Trajnimi ofroi për pjesëmarrësit mundësinë që të përmirësojnë aftësitë e tyre për çështje si:
- Ngjarjet traumatike dhe llojet e traumave;
- Trauma dhe njëanshmëritë tona kulturore;
- Reagimet ndaj traumave akute;
- Neurobiologjia e traumave;
- Rezilienca dhe aftësitë përballuese të traumës;
- Lodhja dhe shterrimi profesional të lidhura me përballjen me traumën.
Gjithashtu trajnimi shërbeu edhe si një platformë për diskutim, për të ndarë praktika të mira si dhe për të shkëmbyer eksperiencat pozitive midis profesionistëve.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Refugjatët, veçanërisht fëmijët dhe gratë kanë akses në shërbimet cilësore të parandalimit dhe reagimit ndaj abuzimit, dhunës dhe neglizhencës”, zbatuar nga Terre des hommes Shqipëri dhe Nisma në partneritet me UNICEF Albania dhe financim të Byrosë së Popullsisë, Refugjatëve dhe Migracionit (PRM) e Departamentit të Shtetit të SHBA’.