Rrugëtimi i të Rinjve të Shkodrës Për të Sjellë Ndryshime Pozitive Vazhdon!

Rrugëtimi i të Rinjve të Shkodrës Për të Sjellë Ndryshime Pozitive Vazhdon!

Pas realizimit të videos ndërgjegjësuese, grupi i të rinjve që punon me metodologjinë “Ti Krijon” të gjimnazit “At Gjon Karma” në njësinë administrative Guri i Zi kanë shtrirë të nismën e tyre edhe me bashkëmoshatarë të tjerë të komunitetit të tyre.


Bullizmi i sjellë në vëmendje përmes videos ngjalli diskutime mes të rinjve, të cilët, me guxim ndanë përvojat e tyre personale duke sjellë në fokus realitetin e ashpër të këtij fenomeni. Pamela 17 vjeçare e vlerësoi këtë takim teksa tha:


Jo gjithnjë kuptohemi drejt për atë çfarë duam të shprehim ndaj vlerësoj shumë mundësinë që na u dha për të ngritur zërin për shqetësimet tona” 

Teksa bashkëmoshatarja e saj, Denisa shprehet:


Asnjëri nga ne nuk duket mire duke bërë të tjerët të ndihen keq. Mund të sjellim shembuj pozitiv dhe të mos rrimë indiferent ndaj situatave të tilla.”


Në takim të rinjtë vendosën kontakt edhe me specialistë të Qendrës Komunitare Gur i Zi (Bashkia Shkodër) e cila mund të shërbejë si pikë reference për çdo shqetësi të tyre. 


Kjo nismë u ndërmor në kuadër të projektit “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia” , me fondet e Austrian Development Agency, dhe ADC në Shqipëri.