Eksplorojmë Fuqizimin Vetjak përmes Workshopit “Pema e Jetës” me Komunitetin Afgan

Eksplorojmë Fuqizimin Vetjak përmes Workshopit “Pema e Jetës” me Komunitetin Afgan

Workshopi dyditor u ofroi vajzave dhe grave Afgane një rrugëtim terapeutik për të zbuluar historitë e tyre personale, pikat e forta dhe sfidat duke përdorur konceptin “Pema e Jetës".  Ato mësuan për rëndësinë e këtij koncepti në të gjithë kulturat dhe qasjet psikologjike, ndanë historitë e tyre, identifikuan pikat e forta dhe sfidat dhe vendosën qëllime për rritjen personale. Pjesëmarrëset ndanë mesazhe pozitive në përfundim të workshopit: 


Kurrë më parë nuk kisha menduar kaq shumë për veten. Për sa i përket pikave të forta dhe aftësive të mia, kam rifituar vetëbesimin dhe ndihem shumë e fortë.” - thotë Beheshte.


Mozhgan, e cila është nënë e dy fëmijëve shprehet: 
Ju jam shumë mirënjohëse që më ringjallët ndjenjat e fshehura duke marrë pjesë në këto workshop. Tani qëllimet e mia për të ardhmen janë të qarta dhe kam nisur t’i planifikoj për t’i arritur.”

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Refugjatët, veçanërisht fëmijët dhe gratë kanë akses në shërbimet cilësore të parandalimit dhe reagimit ndaj abuzimit, dhunës dhe neglizhencës”, zbatuar nga Terre des hommes Misioni në Shqipëri dhe Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS në partneritet me UNICEF Albania dhe financim të Byrosë së Popullsisë, Refugjatëve dhe Migracionit (PRM) e Departamentit të Shtetit të SHBA’.