Në kuadër të 30 vjetorit të krijimit të Punës Sociale, u zhvillua aktiviteti për të prezantuar studimin “30 vite Punë Sociale në Shqipëri”, studim i zhvilluar nga Urdhri i Punonjësve Socialë nën udhëheqjen e Prof. Dr. Edmond Dragoti dhe Dr. Emanuela Ismaili, me mbështetjen e Terre des hommes dhe GIZ Albania, në kuadër të projektit “Ri-Integrimi i Qendrueshëm Socio-Ekonomik të Migrantëve të Kthyer n Shqipëri.
Drejtuesja e Zyrës Kombëtare të Terre des hommes Shqipëri, Znj. Enkelejda Kallçiu theksoi rolin e organizatës në mbështetje të profesionistëve të fushës:
“Në këtë përvjetor të rëndësishëm për punën sociale edhe Terre des hommes kremton po këtë vit 30 vjetorin e prezencës së tij në vend. Ne, këto tre dekada, kemi qenë çdo vit përkrah punonjësve që ë hapat e parë të ofrimit të këtij shërbimi dhe do të vijojmë të jemi për të mbështetur profesionistët jo vetëm në ofrimin e shërbimeve të reja dhe ngritjen e kapaciteteve, por edhe duke shtuar vëmendjen ndaj këtyre punonjësve që kujdesen për kategoritë vulnerabël të popullsisë”
Sipas këtij studimi rezulton se sektori i arsimit ka numrin më të lartë të punonjësve socialë të punësuar me 29%. Sektori i OJF-ve gjithashtu vazhdon të mbetet një sektor i rëndësishëm punësimi për punonjësit social me 14% bashkë me Njësitë Administrative.