Grupet e liderëve rinor nga Tirana, Elbasani, Dibra dhe Fieri u bënë së bashku për të qenë pjesë e këtij sesioni trajnues që synon nëpërmjet metodologjisë "Ti Krijon", t’i angazhojë ata në punë kërkimore, duke i nxitur të përdorin artin për të identifikuar veprime që mund të ndërmarrin në drejtim të rritjes së mirëqenies së tyre, reziliencës, dhe ndjenjës së përkatësisë me komunitetin, për fuqizimin e të cilit ata ndërmarrin iniciativa konkrete. Falë këtij procesi, ata kanë mundësi të zhvillojnë aftësitë e tyre udhëheqëse dhe artistike dhe të kuptojnë sesi mundo të shëndrrohen në faktor influencues në vendimmarrje.
Ky aktivitet u zhvillua ne kuder te projektit « Te rinjte te drejtat dhe drejtesia » i cili zbatohet nga Terre des hommes Albania dhe financohet nga Austrian Development Cooperation. Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është “Përforcimi i sistemit shqiptar të drejtësisë për të mitur duke nxitur zotëruesit e të drejtave (fëmijët dhe të rinjtë) dhe përgjegjësit për zbatimin e tyre (profesionistët e zbatimit të ligjit dhe kujdesit social)”. Kjo synohet të arrihet përmes fuqizimit të fëmijëve dhe të rinjve në ndërmarrjen e iniciativave të krijuara nga vetë ata. Specifikisht në 8 zona të vendit, projekti do të sjell përmirësim të njohurive dhe aftësive të fëmijëve dhe të rinjve nga mosha 14 – 25 vjeç mbi shtetin e të drejtës, demokracinë, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore & diversitetin, mjedisin dhe rolin që ata mund të luajnë për të sjellë ndryshimin që duan në komunitetin ku ata jetojnë. Ata do të nxiten të ndërmarrin 48 iniciativa të cilat do të vihen në zbatim me qëllim krijimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për secilin nga temat e sipërpermendura.