Tetori rozë, takim ndërgjegjësues në QKM Shushicë

Tetori rozë, takim ndërgjegjësues në QKM Shushicë

Të parandalosh kancerin e gjirit, do të thotë të diagnostikohesh në kohë. Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fushata 31 ditore për rritjen e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, në Qendrën Komunitare Multifunksionale Shushicë, në bashkëpunim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetsor, Elbasan u zhvillua një takim sensibilizues me vajza dhe gra. Identifikimi i simptomave është një hap thelbësor për trajtimin e mëtejshëm të sëmundjes. Ja përse gjatë këtij sesioni informativ u zhvilluan edhe disa demonstrime mbi kontrollin vetjak që duhet të jetë ritual për çdo vajzë dhe grua.


Për vajzat dhe gratë e Shushicës pjesëmarrëse në këtë takim, njohuritë e përfituara ishin të vlefshme:

Neglizhojmë veten shpeshherë, për shkak të angazhimeve familjare. Por ky takim na bëri të kujtohemi sesa rëndësishme është të kujdesemi dhe për veten tonë, për të ruajtur shëndetin” – tregon një grua 37-vjeçare pjesëmarrëse në këtë takim.

Sesioni informues mbi kancerin e gjirit u zhvillua në kuadër  të projektit "Ri-integrimi i Qëndrueshëm Socio-Ekonomik i Migrantëve të Kthyer në Shqipëri" të financuar nga #GIZ , i cili zbatohet nga Terre des Hommes, në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit.