Labirinthi i Migracionit Zhvendoset në Kukës

Labirinthi i Migracionit Zhvendoset në Kukës

Dita e fundit e Labirinthit në Kukës solli sërish vizitorë të interesuar për të marrë informacion të drejtpërdrejtë mbi ri-integrimin pas emigracionit, punësimin dhe studimet në Gjermani, si dhe përgatitjen për tregun e punës.
Terre des hommes Albania, si një nga ofruesit e shërbimeve ri-integruese që ofrohen çdo ditë pranë Qendrës Multi-Funksionale Komunitare të Kukësit me mbështetjen e programit afatgjatë të financuar nga GIZ dhe në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë e Kukësit, njohu të rinjtë e shkollave të mesme të qytetit disa nga rastet e suksesit të përfituesve të ndërhyrjeve për fuqizim ekonomik, të mbështetur falë këtij projekti.
Përmes lojërave psiko-sociale, të rinjtë patën gjithashtu mundësi të njihen me shërbimet që ofron Terre des hommes në Kukës si dhe të merrnin informacion të saktë mbi format e migracionit të rregullt përmes studimit, formave të trajnimit profesional dhe punësimit në Gjermani.