Refugjatët Afgan, Veçanërisht Fëmijët dhe Gratë Kanë Akses në Parandalimin Cilësor dhe në Shërbime që Jepen Kundër Abuzimit, Dhunës dhe Neglizhencës

Objektivi kryesor në këtë projekt konsiston në mbështetjen e sistemit aktual të mbrojtjes së fëmijëve, me qëllim identifikimin dhe mbështetjen e fëmijëve dhe nënave Afgane të ekspozuar ndaj rrezikut të dhunës, abuzimit, neglizhencës dhe shfrytëzimit në punë.

Pasi Talebanët pushtuan Kabulin në mes të Gushtit 2021, situate e sigurisë në vend u përkeqësua dhe nevoja për zhvendosjen nga atdheu u bë urgjente për popullsinë afgane. Qeveria e Shqipërisë, përmes Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme, shprehu gatishmërinë për të mirëpritur përkohësisht 4000 shtetas Afganë, duke e bërë kështu Shqipërinë të konsiderohet vend transit përpara destinacionit final të këtyre shtetasve në SHBA dhe Kanada. Që prej avionit të parë që u ul në tokën shqiptare në 27 Gusht 2021, të gjitha garantuesit e shërbimeve janë fokusuar në përmbushjen e nevojave emergjente sikurse strehimi, ushqimi, higjena dhe rrobat. Terre des hommes, Nisma dhe Plan and GO, me mbështetjen e UNICEF Shqipëri si dhe të financuar na USAID janë të interesuar në zhvillimin e mëtejshëm të kanaleve të raportimit të dedikuara, anonime për të gjitha format e dhunës dhe ofrimin e menjëhershëm të shërbimeve mbështetëse të mbijetuarve të dhunës, duke përfshirë edhe referimin në mekanizmin e mbrojtjes së fëmijëve dhe shërbime të tjera të rëndësishme.


Objektivi kryesor


Mbështetja e sistemit aktual të mbrojtjes së fëmijëve, me qëllim identifikimin dhe mbështetjen e fëmijëve dhe nënave Afgane të ekspozuar ndaj rrezikut të dhunës, abuzimit, neglizhencës dhe shfrytëzimit në punë.


Rezultatet kryesore:


•    Ndërtimin e kanaleve të referimit të rasteve që prekin drejtpërdrejtë Mbrojtjen e Fëmijëve në Durrës dhe Lezhë me njëzet profesionistë të fushës pjesë e mekanizmit të raportimit dhe menaxhimit të rastit për identifikimin dhe mbështetjen e fëmijëve që janë në nevojë.


•    Punonjësit e MP pjesë e ekipit të Lezhës dhe Durrësit do t’u përforcohen aftësitë në përgjigjie dhe mbështetje të ndjekjes së procedra për fëmijët e huaj të pashoqëruar.

•    Krijimin e një “Sponge HUB” për Mbrojtjen e fëmijëve që të shërbejë si njësi koordinimi për takime frekuente me të gjithë aktorët e sistemit.